
Drejtori i të ashtuquajturës Zyre për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, po gënjen kur po deklaron se kishte uniforma ruse në barrikada, raporton Gazeta10.
Ai ka thënë se vendkalimit në Jarinje dhe Bërnjak kanë qenë të mbyllura nga Policia e Kosovës që në ditën e parë.
Më tej, ai ka thënë se përse Kurti nuk po tregon prova, sepse nuk ka të tilla, ka thënë ai.
“Gënjeshtra e parë: Njerëz me uniforma ruse u sollën nëpër barrikada me autobusë nga Serbia, Përgjigje: Vendkalimet Jarinje dhe Bërnjak janë mbyllur nga Policia e Kosovës në ditën e parë të barrikadave dhe rrugët janë bllokuar. I vetmi vendkalim ku mund të kalonin autobusët është Merdare, e cila ndodhet në jug të Ibrit. Kjo do të thotë, ose ata autobusët që nuk ekzistojnë i ka lëshuar Kurti, ose Kurti është shtrirë si qen. Do të jetë kjo e fundit! Përveç kësaj, pse Kurti nuk tregon prova? Nuk mundet, sepse JO, sepse as që ekzistojnë!”, ka thënë Petkoviq në njoftim, shkruan Tanjgu, trasnmeton Gazeta10.