Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Kurti thirrje ndërkombëtarëve: Denonconi aktet e Serbisë, policët e rrëmbyer të lirohen menjëherë

Gazeta10
14 June 2023 - 20:31

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, u ka bërë thirrje ndërkombëtarëve që të denoncojnë aktet e Serbisë, pas rastit të fundit, ku tre zyrtarë policorë u kidnapuan nga forcat policore serbe.

Kurti këto veprime të Serbisë i ka cilësuar si akte të hapura agresioni ndërkombëtar, shkruan Gazeta10.

”Tre policë të Kosovës janë rrëmbyer sot nga Forcat e Armatosura të Serbisë brenda kufijve të Kosovës. Si inkursioni i forcave ashtu edhe rrëmbimi janë akte të hapura agresioni ndërkombëtar. Ne bëjmë thirrje për lirimin e menjëhershëm të oficerëve dhe që komuniteti ndërkombëtar të denoncojë këto akte”, ka shkruar ai./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.