Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se Spanja duhet ta njohë Kosovës, raporton Gazeta10.
Kurti në një intervistë për gazetën spanjolle “El Pais” teksa ka cituar Kadarenë, ka thënë se është i vetëdijshëm për ankesat por Spanja nuk mund të krahasohet me Serbinë sepse ajo Serbia bëri gjenocid në Kosovë.
Tutje, Kurti ka thënë se me njohjen e Kosoës, Spanja tregpn se Katalonja dhe baskët janë raste të ndryshme.
”Spanja duhet të pajtohet dhe ta njohë Kosovën. E di që ka disa ankesa, por, siç ka thënë shkrimtari ynë i madh Ismail Kadare, kur fitoi çmimin Princi i Asturias për Letërsinë: ‘Spanja nuk duhet të krahasohet kurrë me Serbinë, sepse Serbia bëri gjenocid në Kosovë’. Besoj se pikërisht me njohjen e Kosovës, Spanja tregon se Katalonja dhe baskët janë raste të ndryshme”, ka thënë Kurti. / Gazeta10