
Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku e ka quajtur “marrëzi”, largimin e kryeministrit të Kosovës nga vendi vetëm një ditë pasi paralajmëroi “sulme nga Serbia”.
“Nuk kam se si ta kualifikoj ndryshe përpos se si marrëzi”, ka shkruar Çitaku në Facebook.
“Një ditë pasi paralajmëroi në konferencë për shtyp sulmin e planifikuar të Serbisë kundër Kosovës, Kryeministri Kurti vet shkoi në Oslo për vizitë private, e partia e tij hyri në garë zgjedhore në Maqedoninë e Veriut”, ka vijuar Çitaku në reagimin e saj.
Ajo thotë se Kosova meriton më mirë.
Ndryshe, kryeministri i Kosovës Albin Kurti tha të shtunën se ish nënkryetari i Listës Serbe Milan Radoiçiq që mori përgjegjësinë për sulmin e 24 shtatorit, po përgatit sulme të reja ndaj Kosovës. /Gazeta10/
