
Blerim Gashi e ka quajtur ordiner politik, deputetin e LDK-së Kujtim Shalën i cili në seancën e sotme plenare, shau në mënyrë banale kryemiistrin Albin Kurti.
Për këtë deklaratë madje, edhe kryeparlamentari Glauk Konjufca ia ka tërhequr vërejtjen deputetit të LDK-së i cili më pas tha që “vërjetjen t’ia dërgoj me psotë”, shkruan Gazeta10.
Gashi tha se reagime të tilla i ngjajnë të politikanëve të dëshpruar për humbjet e tyre në rrafshin politik.
Ky është fjalor i “desperadosave” – tha Gashi në Politiko në Kanal10.
“Këtë q…. e akademik, doktor, profesor e çka është ky tjetër që i ka nja 20 tituj që i ka akademik fisnik me nobilitet ky z.Shala që thojnë i dul harpallëku. Nuk pret njëri ksi deklarata nga një doktor e profesor, nga një ordiner dhe anëtar të akademik i shkencave, nënkryetar e njeri me përvojë dhe nga një parti pacifiste e butë shumë fisnikrore si LDK-ja të sillet si një vagabond politik. Më së paki e kam pritur nga ai, ajo është një gjuhë e partizanëve. E kuptoj pse e ka ba atë, se jau ka ba bajat politikën kryeministri Kurti. Normal në situatën e dëshpruar, depresive nga humbja politike dhe nga fitore e një pas njëshme. Ky është fjalor i “desperadosave”.”, deklaroi Shala në Politiko ./Gazeta10