
Në 39- vjetorin e rënies së Rexhep Malës dhe Nuhi Berishës, në kujtim dhe nderim të veprimtarisë së tyre, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, vizitoi familjet Malaj dhe Berisha.
Në njoftimin e Qeverisë thuhet se në mesin e familjarëve Kurti i kujtoi aktivitetet politike të dëshmorëve të rënë gjatë luftimit me policët serbë.
”Mes familjarëve të tyre u përkujtua jeta plot aktivizëm politik e Rexhepit dhe Nuhiut, të rënë dëshmorë në natën mes 11 dhe 12 janarit 1984, duke luftuar me policët e Serbisë që i kishin rrethuar në një bazë ilegale në Prishtinë, në lagjen që pas asaj nate do të quhej Kodra e Trimave”, thuhet në njoftimin e Qeverisë./Gazeta10