Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Kurti vjen me një mesazh për komunitetin serb: Le të ecim së bashku drejt një të ardhme më të mirë

Gazeta10
21 June 2023 - 13:40

Kryeministri Albin Kurti iu është adresuar komunitetit serb në Kosovë, përmes një video.

Përmes mesazhit Kurti është shprehur se duhet ecur se bashku drejt një të ardhmeje më të mire, duke bashkëpunuar së bashku.

‘’E kam theksuar vazhdimisht se ky vend është i përbashkët i yni – ai që na përqafon dhe na mbron, dhe për të mirën jemi të detyruar të luftojmë. Le të ecim drejt një të ardhmeje më të mirë së bashku, duke ndërtuar ura të forta, për atë që duam për veten dhe familjet tona. Shtëpia është aty ku është shtëpia dhe vendi ynë është shtëpia e të gjithëve ne’’, ka thënë Kurti.

Tutje Kurtin shtoi se shteti ynë ka nevojë për takime në Bruksel për zbatimin urgjent, të plote dhe të pakushtëzuar të marrëveshjes bazë nga Brukseli pjesë përbërëse e së cilës është Aneksi i Ohrit.

‘’Nga ana tjetër, ne kemi nevojë për takime në Bruksel për zbatimin urgjent, të plotë dhe të pakushtëzuar të marrëveshjes bazë nga Brukseli, pjesë përbërëse e së cilës është Aneksi i Ohrit. E kam të qartë tani që presidenti i Serbisë i ka thënë PO marrëveshjes për të mos e nënshkruar dhe tani ankohet dhe pendohet duke thënë PO, për pranimin e asaj marrëveshjeje, që do të thotë njohje de facto e Republikës së Kosovës’’, ka shtuar më tutje Kurti.

Sulmi dhe kidnapimi i policëve, gjuajtja ndaj ushtarëve të KFOR-it, sulmet e dhunshme ndaj gazetarëve nuk do të tolerohen Një shoqëri demokratike dhe liberale nuk e toleron kulturën e dhunuesve, është shprehur po ashtu Kurti.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.