Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Kurti: Vuçiqit ia paraqita një ofertë bujare për “vetëmenaxhimin”, ai propozoi një tjetër

Gazeta10
21 March 2023 - 17:54

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i ka reaguar sërish presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i cili refuzoi ta nënshkruaj marrëveshjen e 27 shkurtit në Bruksel dhe aneksin e 18 marsit në Ohër të Maqedonisë Veriore, për normalizimin e marrëdhënieve mes të dyja vendeve, ndonëse të dy liderët janë pajtuar për zbatimin e saj.

Megjithatë, Kurti tregoi se Vuçiq ka refuzuar po ashtu ofertën e tij që e ka quajtur bujare të “vetëmenaxhimit për serbët e Kosovës”.

Shefi i qeverisë shpjegoi në Twitter se oferta e tij kishte të bëjë me një shoqatë që ai vetë do ta hartonte dhe propozonte.

“Pas refuzimit të nënshkrimit të Marrëveshjes së 27 Shkurtit dhe para se të refuzonte përsëri nënshkrimin e saj me Aneksin e 18 Marsit, Presidenti i Serbisë refuzoi ofertën time bujare të vetëmenaxhimit për serbët, në një asociacion që unë do ta hartoja dhe propozoja. A është ai Dr Jo apo Z. Nyet? Epo, ne e dimë se ai nuk është mjek”, shtoi ai.

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
24 September 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.