Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Kurti zakonisht agjëron kur ftohet në iftare: Jo vetëm sivjet

Gazeta10
17 April 2023 - 23:00

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka treguar nëse ka agjëruar në këtë muaj të Ramazanit.

“Në ditët kur kam shkuar nëpër iftare, zakonisht kam agjëruar. Dhe këtë e kam bërë, jo vetëm sivjet”, tha Kurti.

Ai u përgjigj pasi mori pjesë në iftarin e shtruar nga imami i xhamisë në lagjen e Spitalit.

“Sonte është edhe Nata e Kadrit, vlerë e veçantë sa i përket besimit, përkushtimit por gjithashtu besimit e paqes. Unë uroj që Zoti të pranoj lutjet dhe agjërimin tuaj dhe mirësia që e keni dhënë”, u shpreh Kurti për Ekonomia Online.

“Muaji i Ramazanit, është muaj i sakrificës e cila na mëson që të përkushtohemi. Sivjet Bajrami i Madh bie të premten, pra të xhumanë. Ju dëshiroj agjërim të lehtë”, tha Kurti, në një fjalë të shkurtër, gjatë iftarit.

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
24 September 2026
Lajme
24 September 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.