Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Kurti zi e terr për Lajçakun, por çfarë epitete i dha Thaçit kur presidenti e kishte kritikuar sllovakun

Gazeta10
18 September 2023 - 15:47

Konferenca e kryeministrit të vendit, Albin Kurti, nisi dhe përfundoj me akuza ndaj  Përfaqësuesit Special të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Krejt kjo pasi sipas tij, Lajçak ishte i pozicionuar në anën e Serbisë.

Kohë më parë, kur udhëheqjen e procesit të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve mes dy shteteve e kishte marrë përsipër ish-presidenti Hashim Thaçi, në kohën kur ai e kritikonte qasjen e Lajçak, Kurti e kritikonte ish-presidentin Thaçi.

Deklaratat në konferencën e sotme vazhduan kundrejt Lajçak, duke e quajtur si figurë kryesore që punon kundër vendit të tij, ani pse kur ish-presidenti Thaçi e kritikonte Lajçakun, kryeministri Kurti hidhte kritika e akuza ndaj tij duke e quajtur anti-evropian.

 “Lajçak duhet ta kuptojë se Kosova është e pavarur dhe sovrane. Nëse vjen me këtë objektivë dhe me këtë qasje që ky proces të mbyllet me njohje reciproke është shumë i mirëseardhur. Cdo qasje tjetër, lirisht mund të themi se është dështim i plotë i tij në Kosovë”, deklaronte ish-presidenti Thaçi.

“Presidenti është anti-evropian. Pikërisht në kohën kur presidenti aktual i Kosovës deklarohet hapur anti-evropian, disa më akuzojnë mua padrejtësisht për anti-amerikan. Kosova është në Ballkan, në kontinentin evropian e jo në kufijë me Meksikën. Presidenti po sillet shumë më keq me BE-në sesa me Serbinë”, kundërpërgjigjej kryeministri Kurti.

Tani Qeveria e Kosovës vazhdon të ketë pozicionim të qartë sa i përket diskutimeve për normalizimin e marrëdhënieve nën ndërmjetësimin e Përfaqësuesit Special të BE-së, Miroslav Lajçak.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.