
Gazetari dhe komentatori politik, Fidan Rama në emisionin “Politiko”, në Kanal 10, duke komentuar audio-incizimet e shefes së deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari Lila me ish deputetin e Listës Serve, Simiq, ka thënë se Kusari- Lila ka folur me urdhër të Kurtit pasiqë ky i fundit e konfirmoi në deklaratën e fundit.
“Kurti me këtë deklaratë sapo e konfirmoj që ka dhënë urdhër që zonja Mimoza Kusari- Lila me bisedu me secilin grup parlametarë për me siguru vota në raport me miratimin e ligjit që i bie që Kusari-Lila ka folur me urdhër të Kurtit, pra në mënyrë indirekte”, ka thënë ai
Ai tutje ka komentuar edhe deklaratat e kryeministrit Kurti për të sigurur më shumë deputetë për miratimin e një projektligji ku ai është shprehur se këto janë vetëm shaka të kryeministrit Kurti pasiqë Kurti vetë ka 60 deputetë dhe nuk ka nevoj për deputet të tjerë sepse në Qeveri vetëm me 30 deputet mund të kalojn një miratim. /Gazeta10/