
Udhëheqësi i Demokracisë në Veprim, Ismet Kryeziu ka thënë se rezultatet e zgjedhjeve do të ofrohen nga IKD, ndërsa ka theksuar se kjo do të bëhet me një verifikim karshi institucioneve shtetërore, siç është Komisioni Qendror i Zgjedhjeve
Kryeziu ka thënë se rezultatet e DnV nuk kanë devijuar asnjëherë nga rezultatet zgjedhore, të cilat kanë dalë pas mbajtjes së zgjedhjeve.
“Dhënia e rezultateve nga ana jonë është një verifikim karshi institucioneve shtetëtore, siç është KQZ japin rezultate. Rezultatet tona janë garantuar që ky process ka qenë i drejtë”, ka thënë Kryeziu nga DnV.
Tutje, ai ka theksuar se rezultatet e zgjedhjeve do të jepen me 9 shkurt në qoftë se procesi nuk shoqërohet me parregullsi.
“Në qoftë se procesi do të jetë në rregull, atë natë do të kemi numërimin e votave për subjekte politike”, ka thënë Kryeziu. /Gazeta10/