
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka pasur një debat me analistin Blerim Gashi, në studion e emisionit “Politiko”, rreth situatës në veri dhe sulmin e 24 shtatorit në Banjskë.
“Na jena Republikë që kena garantu stabilitet politik, sa po prodhojmë stabilitet politik në regjion, a jena burim i lajmeve të mira, a jena burim i vendimeve të mira, a po jetojnë komunitetet etnike më mirë se që kanë jetuar”, tha Haziri.
Pas kësaj deklarate ka reaguar, analisti Blerim Gashi, i cili tha se a po nënkupton që Qeveria e Kosovës është faktor destabiliteti në rajon, teksa pyeti se kë e ka sulmuar Kosova, duke përmendur këtu edhe sulmin në Banjskë.
“Pse kush është duke e destabilizuar regjionin Z. Haziri, po lenë me nënkuptu që Qeveria e Kosovës dhe Kosova koka faktor destabilizues në rajon sipas kësaj, a po sheh një lajm të keq, po le me nënkuptu që jemi të destabilitetit. Kë e destabilizuam ne, kë e sulmuam në, kush e bëri Banjskën”, tha Gashi.
Derisa Haziri u përgjigj duke thënë se “unë thash a jemi burim i destabilitetit, a ka ndërhy Kosova përmes kryeministrit në proceset zgjedhore në shtetet tjera, a ka ndërhy kryeministri, politika kadrovike, në vendet në regjion. Deri para 3 viteve në këtë regjion vetëm Serbia e Vuçiqit ka ndërhy në politikat e vendeve tjera në regjin. Ata janë kanë burim i jostabilitetit dhe kanë mbetur burim i jostabilitetit”, ka thënë Haziri. /Gazeta 10/