
Emisioni “Pa Protokoll” nga sonte ka filluar transmetimin në një dimension më ndryshe se çfarë jemi mësuar ta shohim.
Sipas sondazheve të realizuara nga thirrjet dhe mesazhet e qytetarëve, “Pa Protokoll” ka publikuar rezultatet e mundshme të partive politike në zgjedhjet e shkurtit.
“VV del me 33.50%, PDK me 41.50%, LDK me 23.50%, AAK me 1.00% dhe Lista për Familjen me 0.50%”, thuhet në sondazhe e realizuara në emisionin “Adresa e Ankesave” në Kanal 10.
Megjithatë, një sërë sondazhesh të tjera janë shpërfaqur gjatë emisionit, ndërsa në qendër kanë qenë thirrjet dhe mesazhet e qytetarëve në emisione të Kanal 10 përgjatë periudhave të ndryshme kohore.
Ndryshe, “Pa Protokoll” do të jetë para ekranit të shikuesve tri herë në javë deri në 9 shkurt të vitit të ardhshëm, kur do të dihet rezultati përfundimtar i zgjedhjeve qendrore.
Nën moderimin e gazetarëve, Arben Ahmeti dhe Shëndrit Lumi, mysafirë të shumtë nga sfera politike së bashku me opinionet e qytetarëve do jenë pjesë e këtij programi.
Përveç platformës Youtube, “Analizën e Opinioneve” mund ta ndiqni live edhe në Tiktok. /Gazeta10/
Më shumë detaje: