Gazeta10

Kushdo që do të bëhet polic në Shqipëri, tashmë do të kalojë edhe në verifikimin e SPAK-ut

Të gjithë ata që duan të bëhen polic në Shqipëri, tash e tutje duhet të vërtetojnë që nuk janë nën hetim apo ndjekje penale nga SPAK-u.

Kjo do të bëhet krahas një sërë vërtetimesh tjera nga prokuroritë dhe gjykatat e juridiksionit të përgjithshëm.

Dhjetra të rinj kanë aplikuar në prokurorinë e posaçme duke marrë përgjigjen brenda 5 ditëve, raporton Euronews.al.

Shtimi i këtij filtri vjen në një kohë kur efektivë policie të niveleve të ndryshme kanë rezultuar të implikuar në veprimtari kriminale pas zbardhjes së komunikimeve të enkriptuara në aplikacionin SKY ECC nga SPAK.

Shqetësimin për implikimin dhe bashkëpunimin e efektivëve të strukturave të ndryshme me grupet kriminale e ka shfaqur edhe kreu i SPAK-ut Altin Dumani.

SPAK-u, aktualisht po heton disa procedime penale të tjera lidhura me aplikacionin SKY ECC që pritet të zbardhin ngjarje dhe veprimtari kriminale e ku ka dyshime se janë të implikuar pjesëtarë apo ish-pjesëtar policie.

NË FOKUS

askk
Ky është numri i banorëve për secilën komunë të Kosovës
riu
Në lulen e rinisë/ I riu 24 vjeç u vra pas debatit për muzikën e lartë
vdess
Vdes aktori i njohur në moshën 46 vjeçare, dyshohet se shkaktar ishte nxehtësia
drita
Vdes aktorja e humorit Drita Duraku
faton
“Më është bërë zullum”- Faton Hajrizi shfaqet me një video, tregon arsyen e arratisjes nga burgu i Smrekonicës
faton
Faton Hajrizi lajmërohet sërish nga arratia, Sveçlës ia shan mbiemrin dhe i vë bast: Kurrë nuk mundesh me më kapë
ylli
Zbulohet vajza misterioze në krah të Ylli Limanit
vd
Vdes e reja nga Prishtina, vuante nga një sëmundje e rëndë