Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Kushtrim Sadiku për thirrjen e Prattipatit për gazin amerikan: Thirrja e fundit për Kosovën

Gazeta10
04 June 2026 - 20:23

Gazetari Kushtrim Sadiku ka komentuar thirrjen e të ngarkuarës me punë në Ambasadën amerikane në Prishtinë, Anu Prattipati për përfshirjen e Kosovës në projektin e gazit amerikan, duke theksuar se vendi nuk duhet të mbetet jashtë kësaj nisme rajonale.

“Është thirrje direkte ndaj institucioneve të Kosovës që duhet t’i bashkohen gazit amerikan, nga informacionet që unë i kam projekti GNL është i dislokuar nëpër të gjitha vendet e rajonit e kanë pranuar përveq Kosovës që nuk ka dhënë ende një përgjigje, dhe thirrja e Prattipattit ka qenë se është koha e fundit për Kosovën që t’i bashkohet projektit të tillë”, tha ai në Kanal10.

Sadiku theksoi se kjo kërkesë vjen si një mesazh i qartë për institucionet e vendit, duke nënvizuar rëndësinë strategjike të përfshirjes së Kosovës në projektet energjetike rajonale dhe ndërkombëtare.

Për më shumë detaje ndiqeni video më poshtë./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
04 June 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.