Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Ky është 19-vjeçari që mbeti i vrarë në Fier, sherri nisi në rrjetet sociale

Gazeta10
11 March 2024 - 13:53

Grei Bihuci është 19-vjeçari i cili mbeti i vdekur pasi u godit me thikë nga Florjan Muka, 19 vjeç.

Mësohet se konflikti mes tyre ka nisur për ngacmimet në rrjete sociale. 19-vjeçari ka ecur për pak metra pasi është plagosur para se të ndërronte jetë.

Bihuci studionte në degën TIK në shkollën profesionale “Petro Sota”.

19-vjeçari punonte edhe si kamerier pasditeve.

I plagosur gjatë sherrit mbeti edhe një 20-vjeçari i cili ndërhyri për të qetësuar konfliktin.

 Ai ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.