Në seancën e sotme të gjykimit ndaj ish presidentit Hashim Thaçi dhe të tjerëve ka vazhduar dëshminë e tij dëshmitari i 21-të (me kodin 0418), Agim Idrizi i cili edhe sot ka folur pa masa mbrojtëse, raporton Gazeta10.
Zyra e prokurorit ka pyetur dëshmitarin në lidhje me një dokument që ka prezantuar prokurori në të cilin ishte dhe emri i tij.
Prokurori ka pyetur Idrizin nëse ai e di se çfarë do të thoshte termi siguria lokale në Kaçanik. Idrizi u përgjigj që nuk ka dëgjuar për këtë dokument dhe listë.
Prokurori ka pyetur tutje Idrizin se a ka qenë i regjistruar në këtë listë. Idrizi ka thënë se nuk ka qenë askund i regjistruar dhe se nuk ka qenë pjesë e asnjë liste.
Tutje Idrizi është pyetur nëse ka biseduar me udhëheqësit serbë për t’u inkuadruar në policinë vendore apo për të qenë pjesë e ndonje liste siç ishte ajo që prokurori prezantoi sot.
“Nëse dikush mundet me gjetë emrin tim që kam punuar polic qysh po shkruan këtu në dokumente ai është hasmi im më i madhi që ka shkru emrin tim për polic apo roje pylli, këto nuk janë të vërteta, mundemi me pyet në Kaçanik, atje e dijnë më mirë”, ka deklaruar Idrizi, raporton Gazeta10.
Ai tutje ka mohuar kategorikisht që nuk ka qenë polic apo roje pylli.
“Besën e shqiptarit po ua jap që kam me dal me u vjerr para gjyqit, veq nëse sjam kush ka me dhanë përgjegjësi për jetën teme se unë nuk kam qenë as roje pylli dhe as polic”, ka pyetur Idrizi.
Ndaj kësaj deklarate ka reaguar gazetarja nga Hani i Elezit Elmedina Ballazhi e cila dëshmitarin në fjalë e ka quajtur si “kriminel i Njësive të Arkanit”.
“Sipas disa personave nga Kaçaniku e Hani i Elezit, që e njohin Idriz “shumarin”, nga Kaçaniku, ky ka shkatrru pyjet në vitin 1986 e plus ka qenë një far CAR’i, i Kaçanikut që nuk ka guxu kush mi fol e lë më me ja marr drunjt. E po ashtu, ky far Idrizovic, ka qenë kriminel i Njësive të Arkanit, edhe pse po e mohon”, ka shkruar ajo.
Tutje Ballazhi ka thënë se ndihet e turpëruar me atë që po ndodhë me dëshmitarët.
“Turp po më vjen prej gjakut të dëshmorëve, plagët e të invalidëve të luftës, veteranëve sa ushtarë ka pas UÇK’ja, e njo 200.000 “shqiptar” dolën shpijuna të Serbisë”, ka shkruar gazetarja.
Postmi i plotë:
-Sipas disa personave nga Kaçaniku e Hani i Elezit, që e njohin Idriz “shumarin”, nga Kaçaniku, ky ka shkatrru pyjet në vitin 1986 e plus ka qenë një far CAR’i, i Kaçanikut që nuk ka guxu kush mi fol e lë më me ja marr drunjt. E po ashtu, ky far Idrizovic, ka qenë kriminel i Njësive të Arkanit, edhe pse po e mohon.
-Prap sipas fjalëve, ky gjatë kohë sa ishte Kosova në luftë, ka dal nëpër Kaçanik me rroba të UÇK’së, se kinse me i regjistru të rinjt në UÇK, ndërsa më pas i ka lajmëru qato ushtarë te milicia serbe. (Milicia lokale e Milosevic)
Sa isha në studime kisha si temë të Diplomës, “Raportimin e x-gazetave për Gjykatën Speciale”. E sa kam qenë tu e punu diplomën e pata përcjell në disa sekuenca Gjykimin e kasapit të Ballkanit, Slobodan Milosevic, ku thoshte: “Në KOSOVË i kam 60.000 shqiptar me letra të shpiunit”.
REKOMANDIM: Shikoni disa deklarata të gjykimit të Milosevic, i ka paksa të ngjashme me këtë shpijunin e Serbisë, AGIM IDRIZI.
Turp po më vjen prej gjakut të dëshmorëve, plagët e të invalidëve të luftës, veteranëve sa ushtarë ka pas UÇK’ja, e njo 200.000 “shqiptar” dolën shpijuna të Serbisë.
…ky flet për një Ko*e tokë, do bullica, mzatin, lopt, do pare… etjj…. Qu katunar e shpijun i Kaçanikut, se na bone horë🖕🏼
Me respekt për UÇK’në, qika e Hanit të Elezit, e bija e veteranit e dëshmitarja e Hagës