Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Lajçi: Ballkani i Hapur s’mund të jetë zëvendësim i Samitit të Procesit të Berlinit

Gazeta10
23 January 2024 - 20:55

Komentatori politik Driton Lajçi ka thënë se Ballkani i Hapur s’mund të jetë zëvendësim i Samitit të Procesit të Berlinit.

Ai këto komente i ka bërë në emisionin “Politiko” me Kushtrim Sadikun në Kanal10, që sipas tij, Bashkimi Evropian është duke tentuar t’i afrojë vendet e Ballkanit Perëndimorë.

“Qëllimi kryesorë është që këto gjashtë vende të Ballkanit perëndimorë të bashkëpunojnë njëra me tjetrën”, ka thënë Lajçi.

Sipas tij, gjithçka që bëhet është nën ombrellën e procesit të Berlinit i cili në këtë vit shënon 10 vjetorin e fillimit.

“Ballkani i Hapur nuk mund të jetë zëvendësim i procesit të Berlinit apo i Samitit të Selanikut. Do të thotë të gjitha iniciativat që bëhen brenda Ballkanit Perëndimorë me nxitjen me mbështetjen e Bashkimit Evropian bëhen kryesisht për katër vlerat kryesore për të cilat BE dëshiron që ti implementojë ndërmjet vendeve të Ballkanit Perëndimorë, qarkullimi i mallrave, i shërbimeve, kapitali dhe njerëzve”, është shprehur Lajçi. /GAZETA10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.