Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Lajçi – Gashit për Ballkanin e Hapur: Nuk është iniciativë e Serbisë, është e BE-së

Gazeta10
23 January 2024 - 21:28

Komentatori politik Driton Lajçi ka thënë se iniciativa për Ballkanin  e Hapur nuk vjen nga Serbia, por nga Bashkimi Evropian.

Lajçi në emisionin “Politiko” me Kushtrim Sadikun në Kanal10, ka debatuar ashpër me komentatorin politik Blerim Gashin lidhur me iniciativën e Ballkanit të Hapur.

 Lajçi ka insistuar se kjo iniciativë nuk është e Serbisë.

“Kjo nuk është iniciativë e Serbisë, por është iniciativë e Bashkimit Evropian…Unë e kam pa që e kanë mbështë BE dhe SHBA”, ka thënë Lajçi.

Në anën, tjetër Blerim Gashi ka thënë se Ballkani i Hapur nuk është iniciativë e Bashkimit Evropian, por e Serbisë.

Sipas tij, iniciativë e BE-së është procesi i Berlinit.

“Pasi e ka pasë mbështetjen e BE-së dhe ShBA-së (Ballkani i Hapur) pse e aktualizuan procesin e Berlinit dhe nuk e aktualizuan Ballkanin e Hapur”, është shprehur Gashi

Në anën tjetër Lajci është kundërpërgjigjur duke thënë se Kosova mund të dalë nga cila do organizatë që nuk sheh interes.

“BE si organizatë i ka defektet e veta, ju e dini se Anglia ka dalë prej BE-së, nuk është asgjë edhe Kosova nëse nuk e gjen veten në ndonjë organizëm  dhe mos të bashkohet”, ka thënë Lajçi. /GAZETA10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.