
Familjarët e Melos Rexhaj kanë njoftuar se djali i tyre është kthyer në shtëpi.
“Melos Rexhaj u gjend gjallë, shëndosh e shumë mirë”, thuhet në njoftim.
Edhe Komuna e Shtimes ka bërë të ditur se është gjetur fëmija që ishte shpallur i humbur orë më parë.
Përmes një njoftimi në llogarinë zyrtare në Facebook, kanë falënderuar të gjithë ata që u angazhuan për gjetjen e tij.
Më herët familjarët e tij përmes një postimi në facebook, kanë raportuar se ai ishte zhdukur që nga ora 13:00.