Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Lajmet mbi situatën në veri “pushtojnë” ballinat e mediave globale

Gazeta10
24 September 2023 - 12:11

Mediat ndërkombëtare kanë shkruar për ngjarjen tragjike të ndodhur sot ne veri të Mitrovicës ReutersBBCAssociatedPressabcNews, janë vetëm disa nga mediat ndërkombëtare që kanë shkruar për sulmet ndaj Policisë së Kosovës në veri të vendit. Ku mbeti një polic i vrarë dhe një tjetër i plagosur.

“Njësitet e rendit të Stacionit Policor Zveqan, pas pranimit të informacionit i janë përgjigjur rastit dhe janë nisur me tri njësi në drejtim të lokacionit dhe po sa kanë mbërritur në afërsi të vendit ku është raportuar bllokada, njësitet policore kanë hasur në rezistencë ku nga disa pozicione të ndryshme janë gjuajtur me arsenal armësh të zjarrit, përfshirë këtu edhe me granata dore dhe zollë, ku si pasojë e gjuajtjeve janë qëlluar me armë zjarri dy zyrtarë policorë”, ka njoftuar Policia e Kosovës.

Siç shkruan Reuters, trupat e NATO-s, KFOR, së bashku me anëtarët e forcës policore të BE-së, EULEX dhe policisë së Kosovës, mund të shiheshin duke patrulluar rrugën që të çon në Banjska, sipas një reporteri të Reuters.

Ndërkaq, AP shkruan se një polic i Kosovës u vra dhe një u plagos në një sulm në veri, duke rritur tensionet me Serbinë.

Ndërkaq, në veri të vendit janë dëgjuar përsëri të shtëna armësh.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka quajtur akt terrorist vrasjen e policisë së Kosovës. Ai bëri të ditur se sulmuesit janë profesionistë, me maska dhe të armatosur me armë të rënda.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.