
Rreth orës 11:30 ka shpërthyer një gjenerator i Ministrisë së Infrastrukturës në rrugën Fazli Grajqevci në Prishtinë, raporton Gazeta10.
Rastin për Gazeta10 e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Rreth orës 11:30 e kemi pranuar informatën për një incident zjarri në në rrugën Fazli Grajçevci në Prishtinë. Menjëherë në vendngjarje kanë dalë policia dhe zjarrfikësit. Zjarri është lokalizuar, bazuar në të dhënat fillestare nuk raportohet për persona të lënduar.”, tha Ahmeti për Gazeta10.
Në shpërthimin që ka ndodhur shumë afër sheshit Nëna Terezë, janë përfshirë edhe dy vetura.
Këto janë pamjet që ka siguruar Gazeta10.
/Gazeta10.