Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Lampard e nis me humbje aventurën e tij të dytë te Chelsea

Gazeta10
08 Prill 2023 - 18:02

Gjatë ditës së shtunë është zhvilluar xhiro e 30-të në elitën e futbollit anglez.

Chelsea, me trajnerin e ri, Frank Lampard udhëtuan për në “Molineux Stadium”, ku u mposhtën nga Wolves me rezultat 1-0.

Golin për “Ujqërit” e shënoi Matheus Nunes në minutën e 32-të të ndeshjes.

Kjo është ndeshja e parë e Frank Lampard në krye të Chelsea këtë sezon, i cili pas shkarkimit të Graham Potter, nënshkroi me “Blutë e Londrës” deri në fund të sezonit.

Pas kësaj humbje, Chelsea pozicionohet e 11-ta në tabelë me 39 pikë të grumbulluara, gjersa Wolves e gjen veten një pozitë më poshtë me 31 pikë.

Lampard ishte pjesë e Chelsea në sezonin 2019/20 dhe gjysmën e sezonit 2020/21, kur u shkarkua në janar të vitit 2021 pas rezultateve të dobëta.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.