Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

LDK: Bashkë me rrjedhën e parave të Martin Berishajt të hetohen edhe Presidentja, Kurti e Gërvalla

Gazeta10
14 January 2023 - 12:20

Lidhja Demokratike e Kosovës sot përmes një konference për media kanë kërkuar që bashkë me rrjedhjen e parave të Martin Berishajt, të hetohen edhe Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, Kryeministri Albin Kurti dhe ministrja Donika Gërvalla-Schwarz.

LDK ka kërkuar që Berishaj të shkarkohet menjëherë, ndërkohë kanë bërë thirrje që Prokuroria e Shtetit të zhvillojë hetime në detaje për qarkullimin e parave të kompanisë së Martin Berishajt.

“Prokuroria e shtetit të zhvillojë hetime të detajshme të qarkullimit të parasë së kompanisë së Martin Berishajt, duke i përfshirë në hetim edhe Kryeministrin Albin Kurti, Presidenten Vjosa Osmani dhe  Ministren e Jashtme Donika Gërvalla-Shwartz”, thuhet në komunikatën e dërguar për media./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.