Kontaktoni

info@gazeta10.com

Zgjedhjet 2025

LDK me tubimin e madh elektoral, Abdixhiku: Fitorja tashmë është mes nesh

Gazeta10
08 February 2025 - 19:02

Lidhja Demokratike e Kosovës po mban tubimin përmbyllës, më të madhin elektoral të saj. Nga ky tubim kandidati për kryeministër Lumir Abdixhiku tha se njerëzit po i japin vendit tubimin më të madh elektoral.

Sipas tij, sonte LDK shënon një moment definues të historisë së popullit. Sepse shënohet kryengritja e djathtë kombëtare- si thirrje monumentale e popullit të Kosovës.

“Duke ju parë kaq shumë, duke ju parë kaq zjarrtë, duke ju parë në kaq masë, them me plot bindje, se po shkojmë për fitore; fitore dhe asgjë më pak se kaq. Ndryshimi nuk po vjen! Ndryshimi dhe fitorja tashmë është mes nesh! Ju jeni ndryshimi. Ju bëni fitoren”, tha Abdixhiku./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.