Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Leroy Sane pranë rikthimit në Angli

Gazeta10
18 September 2024 - 13:33

Leroy Sane me shumë gjasë po kalon edicionin e tij të fundit te Bayern Munich.

 

Sane pritet të largohet nga “bavarezët” në fund të këtij edicioni, atëherë edhe kur i përfundon kontrata.

 

Për shërbimet e sulmuesit 28-vjeçar kanë shprehur interesim shumë skuadra, por duket se ai në edicionin e ardhshëm do të rikthehet në futbollin anglez.

 

Neëcastle United, Arsenal dhe Liverpool janë skuadrat që po e monitorojnë situatën e anësorit gjerman dhe planifikojnë që ta kenë atë në ekip.

 

Sane ka qenë pjesë e futbollit anglez gjatë viteve 2016-2020, kur ishte pjesë e Manchester Cityt.

 

Ai erdhi me pas te Bayerni për shumën e 50 milionë eurove.

 

Me gjigantin gjerman ai ka fituar tri herë Bundesligën, dy herë Superkupën e Gjermanisë, Superkupën Evropiane dhe Kupën e Botës për Klube.

 

Ne këtë fillim të sezonit, ai ka luajtur vetëm në një ndeshje me Bayernin dhe ka arritur të gjejë rrugën e golit.

 

Vlera e Sanes në treg është rreth 70 milionë euro.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.