
Është lëshuar për qarkullim rruga e cila lidh lagjen Dardania me lagjen Emshir, këtë e ka bërë të ditur përmes një lidhje direkte gazetarja, Egzona Shala.
Shala në “Mëngjesi me Arben Ahmetin”, ka raportuar se kjo rrugë ka dy ditë ka filluar qarkullimin, shkruan Gazeta10.
Me lirimin e kësaj rruge, komunikacion do të jetë më i lirë në këtë pjesë, por sërish kishte edhe disa ankesa nga qytetarët për veturat të cilat ndalën në skaj të rrugës dhe ndalja e këtyre veturave po e vështirëson komunikacionin./Gazeta10