Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Leverkuseni i cakton çmimin Florian Wirtzit

Gazeta10
18 April 2024 - 14:19

Florian Wirtz është bërë një nga lojtarët më të targetuar për merkaton e verës.

Forma e jashtëzakonshme që po kalon me Leverkusenin këtë edicion ka bërë që shumë skuadra të mëdha evropiane të vihen pas shërbimeve të tij.

Wirtz është një nga lojtarët kryesorë të Leverkuseni në këtë edicion fantastik që po kalojmë, ku fituan titullin kampion në Gjermani për herë të parë në histori.

Leverkuseni për largimin e talentit gjerman kërkon të paktën 150 milionë euro.

20-vjeçari këtë edicion ka shënuar 17 gola dhe ka asistuar në 18 të tjerë në 41 paraqitje në të gjitha kompeticionet.

Ai ka kontratë me kampionin e ri të Gjermanisë deri në vitin 2027 dhe vlera e tij në treg është rreth 110 milionë euro.

20-vjeçari ka qenë pjesë e grupmoshave të reja të klubit gjerman, derisa debutimin me ekipin e parë e kishte bërë në vitin 2020.

Sezonin e kaluar, Wirtz kishte këputur ligamentin dhe kishte qëndruar jashtë fushave pothuajse gjatë gjithë sezonit.

Përveç interesimit të shumë klubeve për shërbimet e tij, nuk përjashtohet mundësia që ai të qëndrojë te Leverkuseni.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.