Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Ligji për paga del në diskutim publik, tri javë kohë për komente e sygjerime

Gazeta10
15 September 2022 - 10:38

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçka, ka njoftuar se Projektligji për Pagat në Sektorin Publik dhe Projektligji për Zyrtarët Publik, janë vendosur në platformën për diskutim publik, raporton Gazeta10.

Sveçla ka thënë se për tri javë, të gjithë do ta kenë mundësinë të adresojnë çdo koment apo sugjerim lidhur me këto dy projektligje.

“Siç deklarova në konferencën e përbashkët me Kryeministrin Kurti, nga sot janë vendosur në platformë për diskutim publik Projekt Ligji për Pagat në Sektorin Publik dhe Projekt Ligji për Zyrtarët Publik. Për 3 javë nga sot, të gjithë do të keni mundësinë të adresoni çdo koment apo sugjerim lidhur me këto dy projekt-ligje apo pjesë të caktuara të tyre. Si Ministri e mirëpresim kontributin e të gjitha palëve të interesit, në mënyrë që këto dy projekt-ligje të ofrojnë më të mirën e mundshme”, ka shkruar Sveçla./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.