
Një debat i fortë është zhvilluar në mes të kreut të Partisë Nisma Socialdemokrate, Fatmir Limajt dhe analistit Blerim Gashi në emisionin “Politiko” në Kanal 10, teksa po diskutonin për qeverisjen aktuale dhe qeverisjet e kaluara.
Gashi e ka pyetur Limajn se a kanë reflektuar, ndërsa ia ka përmendur kohën kur ai ishte në pushtet, në kuptimin që edhe qeverisja e kaluar ka pasur gabime.
“Qaj sistem që e quani se jua ka bërë këto manipulime, a i keni tash pernime, a keni reflektu, cila është rruga përpara?”, pyeti Gashi.
Ndërkaq, Limaj i ka thënë Gashit se duhet t’i thotë Qeverisë së Kosovës se kanë dështuar dhe se nuk janë qeveri e shpresës, me arsyetimin se ka qenë ai që ia ka dhënë votën dhe se i njëjti duhet t’ua rikujtojë atyre dështimet.
“Çdo gjë që ata kanë thanë ti ke shpresu që ata e bajnë. Kardhur koha shoku Blerim edhe ti qe e ke dhënë votën me shpresë, ka ardh koha me ju thënë më keni zhgënjy, me keni rrejtë, jo qe nuk keni qenë të shpresës, por edhe atë shpresë që e kam pasur ma keni humbur “, ka thënë Limaj.
Ndërsa nuk mungoi as kundërpërgjigja e Gashit, i cili nuk kurseu “kunjat” për qeverisjen e kaluar, pjesë e së cilës kishte qenë Limaj.
“Çështje e rëndësishmen është mos me e kthy topin te unë, çka dallon zhgënjimi im meqë jemi te unë. Ajo është çështje e jemja personale. Po qysh me ju qit hi syve që ata të juajt z.Limaj, ata profesionista, po na në Kosovë kemi jetuar”, ka thënë Gashi. /Gazeta 10/
Ndiqeni debatin e plotë: