
Një debat i ashpër është zhvilluar në studion e “Politikos” mes kryetarit të Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj dhe analistit politik, Blerim Gashit.
Gashi ka thënë se PDK vazhdimisht i ka marrë meritat për punët që Limaj krenohej se i ka bërë.
“Kundërshtarët e juaj politikë të kahmotshëm tanimë në deklarimet e juaja, po i marrin për veti”, ka thënë Gashi.
Teksa ka përshkruar punën e tij si ministër, Limaj ka thënë se shumë prej atyre që i marrin meritat kanë qenë nxënës të tij.
“Kur unë tham që kam mu fut fuqishëm në renovimin e infrastukturës publike. Unë i kam do vepra që këta as andrra s’kanë guxu me i menu. Ato vepra janë të mijat, këta që thonë janë kanë ministra, le të folin për punë të tyre. Ata kanë qenë ministra të Bujqësisë dhe të Financave”, ka thënë Limaj.
“E me kanë ju msusi tyne?”, ka pyetur Gashi.
“Paj nashta msus jo, po qaty nxansa janë kanë”, ka thënë Limaj. /Gazeta10/