Kontaktoni

info@gazeta10.com

Politiko

Limaj: Kosova ka qenë në lloç, e kam nxjerrë në asfalt

Gazeta10
19 December 2024 - 21:29

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj në “Politiko” ka lavdëruar punën e tij gjatë kohës sa ka qenë ministër i Infrastrukturës.

Limaj ka thënë se në vitin 2008, Kosova ka qenë në lloç dhe se ka qenë ai që e ka nxjerrë atë në asfalt.

“Në 2008 Kosova ka qenë lloç edhe e kam nxjerrë në asfallt”, ka thënë Limaj.

Nga ana tjetër, Limaj ka thënë se Qeveria e Kosovës nuk mund të krenohet për punën që e ka bërë që katër vjet në asnjë sektor.

“Kjo qeveri duhet me u matë me rezultatet e veta. Cilat janë rezultatet në shëndetësi, arsim dhe ekonomi?”, ka thënë Limaj. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.