
Banorët e fshatit Bregu i Zi të Lipjanit janë ankuar për mos asfaltim të rrugës, gjë që po ua vështirëson jetën.
Më të çuditshëm faktin e bënë edhe se ky fshat është në vijë ndarëse me fshatin Godanc i Epërm të Shtimes i cili është i asfaltuar, pra asfaltimi i rrugës ka përfunduar aty ku ka filluar pjesa e Komunës së Lipjanit.
Banorët për këtë shprehen se ky mos zhvillim infrastruktor po ua vështirëson jetën duke kërkuar nga komuna që të investoj.
“Rruga katastrofë, me qenë dikush sëmur nuk vjen askush, jemi bllokuar. Rruga duhet me u shtru me asfalt, nuk e kanë punu se thojshin e punojmë pas 3-4 muajve, por veç fjalë. Nuk mundem me dal me vetura. Para luftës vllau jem me para të veta e ka bë shtrimin e rrugës, tash duhet komuna me investu.”, ka thënë banori.
Kanal10 ka thënë se do të kontaktojë kryetarin e komunës së Lipjanit lidhur me këtë./Gazeta10