
Mbrojtësi i Kosovës, Lirim Kastrati, ka pësuar një lëndim dhe do të mungojë disa javë. Njoftimin e ka bërë vetë lojtari në llogarinë e tij personale të Instagramit. Raporton Gazeta10.
“Do të mungoj për disa javë për shkak të lëndimit. Shpresoj të shërohem shpejt dhe të kthehem në fushë për t’i ndihmuar ekipit,” ka shkruar ndër të tjera Kastrati në llogarinë e tij. 23-vjeçari është duke e kaluar stinorin e tretë te Ujpest në elitën e futbollit hungarez, ndërsa ftohet rregullisht edhe te Kosova, në ndeshjet e fundit ai ishte titullar nën urdhërat e Alen Giresse. /Gazeta10/