Gazeta10

Liverpool – Arsenal, kryendeshja e xhiros së 30-të në Premier League

Këtë vikend, rikthehet Premier League, ku do të zhvillohen disa ndeshje derbi.

Fokusi kryesor do të jetë në “Anfield”, aty ku Liverpooli pret liderin e tabelës, Arsenalin. “Topçinjtë” synojnë vazhdimin e serisë pozitive të rezultateve në ligë, teksa Liverpooli kërkon këndelljën pas 3 ndeshjesh pa fitore në ligë. Ky takim zhvillohet ditën e diel, dhe fillon në orën 17:30.

Kampioni aktual Manchester City, do të udhëtojnë në “Saint Mary” aty ku përballë do të kenë ekipin e Southampton. Ekipi i Pep Guardiolës vjen në këtë takim pas fitores javën e kaluar ndaj Liverpoolit me rezultat 4-1. Kjo ndeshje luhet ditën e shtunë, dhe nis në orën 18:30.

Manchester United do të jetë nikoqir i ekipit të Evertonit në sfidën që do të zhvillohet ditën e shtunë me fillim nga ora 13:30. “Djajtë e Kuq” synojnë tri pikët e radhës, që iu mundësojnë atyre vazhdimin e luftës për një pozitë që të dërgon në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm.

Chelsea do të luajë sfidën e parë nën urdhërat e trajnerit të ri Frank Lampard në udhëtim ndaj Wolves. “Blutë e Londrës” të cilët kanë pasur luhatje këtë sezon,  kërkojnë fitoren e parë ne elitën e futbollit anglez pas 3 ndeshjesh pa fitore. Ky takim zhvillohet ditën e shtunë, dhe fillon në orën 16:00.

Tottenham Hotspur pret në Londër ekipin e Brightonit. Ky duel pritet të jetë një luftë kokë më kokë me dy ekipet që synojnë të arrijnë zonën Champions. Kjo ndeshje luhet ditën e shtunë, dhe nis me fillim nga ora 16:00.

Ndeshjet tjera që do të zhvillohen janë: Aston Villa – Nottingham Forest, Brentford – Neëcastle, Fulham – Ëest Ham, Leicester City – Bournemouth dhe Leeds United – Crystal Palace.

NË FOKUS

polici serb
Bashkëshortja e policit të plagosur në Lloznicë, zbulon detaje të reja
plaku-600x360
“Mu afrua dhe më pyeti”, mediat serbe thonë se ky është personi i fundit që kontaktoi me Faton Hajrizin
IMG_3764
“Në kamerën e dyqanit të tij…” – zbulohen detaje të tjera se si pretendohet se u kap Faton Hajrizi
Faton12
A e dini që e dashura e Faton Hajrizit, është vajza e komandantit të njohur të UÇK-së?
fatonn
Orët e fundit të Faton Hajrizit – sa kilometra i bëri nga vendi ku dyshohet se e vrau policin deri te fabrika ku u strehua
pamjee
Publikohet fotografia e Faton Hajrizit të vrarë
lloznice
Dëshmitarët okular tregojnë se çfarë ka ndodhur mbrëmë në Lloznicë
Hh
Flet e dashura e Faton Hajrizit: Pa e pa trupin e tij nuk besoj që ka vdekur