
Skuadra e Liverpoolit është në kërkim të një sulmuesi anësor për edicionin e ardhshëm.
Mohamed Salah me shumë gjasë po kalon sezonin e tij të fundit në “Anfield” dhe pritet të largohet në fund të sezonit, atëherë kur edhe i skadon kontrata.
“The Reds” raportohet se janë duke kërkuar me ngul transferimin e sulmuesit brazilian, Rodrygo.
23-vjeçari është aktualisht pjesë e Real Madridit dhe njëri nga lojtarët më të vlefshëm të kësaj skuadre.
Liverpooli janë të gatshëm të ofrojnë Luis Diaz dhe një shumë të caktuar parash për ta sjellë sulmuesin brazilian në Premierligë.
Kontrata e Rodrygos me “Los Blancos” skadon në qershor të vitit 2028 dhe vlera e tij në treg është rreth 110 milionë euro.
Ai është i lumtur në Madrid dhe ky operacion vështirë së mund të ndodhë.