
Kylian Mbappe ka prishur raportet me PSG-në dhe largimi I tij nga ky klub duket vetëm ç’ështje kohe, shkruan Gazeta10.
Mbappe u raportua së dëshiron kalimin te Real Madridi, por skuadra e Liverpoolit është duke e monitoruar situatën e sulmuesit francez.
“The Reds” janë shumë të interesuar për t’a afruar në “Anfield”, por PSG nuk do t’a lejojë aq lehtë largimin e tij.
Në maj të këtij viti, Mbappe, nënshkroi kontratë trivjeçare me parisienët duke u bërë njëri nga sportistët më të paguar në planet. /Gazeta10/