Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Liverpooli ndal me barazim Arsenalin

Gazeta10
09 Prill 2023 - 19:43

Liverpooli e ka ndalur në barazim Arsenalin, ndërsa ka humbur edhe penallti në ndeshjen dramatike të së dielës. Derbi i xhiros së 30-të të Premier Leagues përfundoi 2:2.

Arsenali nisi fuqishëm, duke shënuar dy gola për më pak se gjysmë ore lojë.

Për 1:0 shënoi Gabriel Martinelli në minutën e tetë, ndërsa Gabriel Jesus shënoi për 2:0 në minutën e 28-të. Asistues ishte Martinelli.

Por Liverpooli nuk u dorëzua. Mohamed Salah ngushtoi rezultatin në 2:1 në minutën e 42-të.

Salah në minutën e 52-të dështoi nga pika e bardhë, ndërsa Liverpooli golin e barazimit e shënoi në minuën e 87-të. Roberto Firmino ishte realizator.

Fare në fund, Liverpooli ishte pranë golit të fitores, por Aaron Ramsdale ishte i pakalueshëm.

Arsenali mbetet lider me 73 pikë, tani gjashtë më shumë se Manchester City që ka një ndeshje më pak të luajtur. Liverpooli është i teti me 44 pikë.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.