Liverpooli është skuadra e fundit që ka shprehur interesim për shërbimet e sulmuesit holandez, Frenkie De Jong, shkruan Gazeta10.
De Jong është përfolur gjatë gjithë verës për një largimin nga Barcelona dhe shumë skuadra janë vënë pas tij.
Skuadra e fundit që kërkon transferimin e tij është Liverpooli, që janë të gatshëm të ofrojnë rreth 53 milionë funte për holandezin.
Paga e lartë e De Jongut po paraqet problem te Barcelona, të cilët dëshirojnë që të negociojnë me të për uljen e pagës ose ta largojnë atë nga ekipi.
Mesfushori 24-vjeçar ka kontratë me ekipin katalan deri në vitin 2026 dhe vlera e tij në treg është rreth 60 milionë euro.
Në Sezonin e kaluar me Barcelonën, De Jong ka zhvilluar 47 ndeshje në të gjitha garat, prej të cilave ka shënuar katër gola dhe ka kontribuar me pesë asistime.
Barcelona nuk ka arritur që të regjistrojë të gjitha blerjet e reja në La Liga dhe një futbollist duhet të largohet për tu regjistruar futbollisti, Jules Kounde.
Përveç Liverpoolit, në garë për transferimin e De Jongut është edhe ekipi tjetër anglez, Chelsea. /Gazeta10/