Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Lladrovci i reagon ashpër Rahimajt: Asociacioni i Komunave të Kosovës nuk nënshtrohet

Gazeta10
19 March 2024 - 16:01

Kryetar i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka thënë se akuzate kryetarit të Kamenicës, Kadri Rahimajt në mbledhjen e sotme të Asociacionit të Komunavejanë qesharke.

Rahimaj ka deklaruar se AKK-ja nuk është duke i shqyrtuar për anëtarësim kërkesat e komunave veriore të vendit.

“Për herë të parë (në këto shtatë vjet sa jam pjesë e AKK) në mbledhje të theksohet ndarja politike e kryetarëve. Këtë e bëri me ‘dramacitet’, njëri kryetar komune nga partia VV, duke bërë akuza sa pa vend, aq edhe qesharake”.

“AKK ka dëshmuar kompetencë dhe përkushtim, duke arsyetuar plotësisht ekzistencën e vet si OJQ, në dobi të komunave, e vlerësuar lart edhe nga institucionet kredibile ndërkombëtare. Asociacioni ka qenë dhe është ndihmesë e madhe për komunat, për unifikimin e interesave, qëndrimeve dhe bashkëpunimit të komunave me nivelin qendror, njëherësh duke artikuluar interesat e komunave, duke këshilluar dhe aftësuar personelin rreth ligjeve dhe fushave respektive”, thuhet në njoftim.

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
24 September 2026
Lajme
24 September 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.