
Pablo Mari futbollisti i FC Monza mbeti i plagosur pasditen e së enjtes, pasi një person me probleme mendore plagosi 6 persona me thikë në një qendër tregtare në Milano, mes të cilëve edhe 29-vjeçarin.
Ndërkohë CEO i Monza-s, Adriano Galliani ka bërë me dije se lojtari ka marrë një plagë të thellë në shpinë, por që për fat të mirë është jashtë rrezikut për jetën.