
Analisti Blerim Gashi duke e komentuar paralajmërimin e kryeministrit Albin Kurti se Serbia po planifikon sulm ndaj Kosovës, ka thënë se Kosova duhet me qenë vigjilente ndaj sulmeve eventuale nga shteti serb.
Sipas tij, kryeministri Kurti nuk po e nxit luftës, por po thotë diçka faktike që edhe mund të ndodh, raporton gazeta10.
“Kishte me qenë jo vetëm naivitet, por edhe iluzion me besua qe e kemi një Serbi që i ka arrestuar Radojeçiqin dhe këta të tjerët dhe me jetua me një botë paralele iluzive dhe të besojë qe Serbia është rikthyer në gjendjen reale dhe më nuk do të sulmojë Kosovën”, ka thënë Gashi në emisionin ‘Politiko me Kushtrim Sadikun’.
Sipas tij, lufta me Serbinë edhe mund të ndodh. “Ujku qimen e ndërron e zanatin s’e harron”. /Gazeta10/