
Presidenti francez Emmanuel Macron ka mbërritur në Mal të Zi, njoftoi Aeroporti i Malit të Zi (ACG).
“Kjo është vizita e parë zyrtare e burrështetasit më të lartë francez në vendin tonë”, thuhet në deklaratën e ACG-së të publikuar në rrjetet sociale.
Ai u prit nga Presidenti i Malit të Zi, Jakov Milatoviq.
Macron do të jetë sot në Cetinje, ku Milatoviq do t’i dorëzojë Urdhrin e Malit të Zi, dekoratën më të lartë shtetërore.