Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Macron nesër për vizitë zyrtare në Shqipëri, kjo është agjenda

Gazeta10
16 October 2023 - 16:10

Presidenti i Francës, Emanuel Macron do të zhvillojë ditën e nesërme vizitë zyrtare në Shqipëri, gjatë së cilës do të takohet kokë më kokë me homologun e tij shqiptar, Bajram Begaj.

Më poshtë, gjeni agjendën e vizitës zyrtare të Presidentit Macron në Shqipëri:

8:25 -Mbërritja e Presidentit të Republikës Franceze në Institucionin e Presidentit të Republikës.
Presidenti i Republikës franceze do të pritet nga Presidenti i Republikës, Bajram Begaj.

-Interpretohet  himni kombëtar francez;

Interpretohet himni kombëtar shqiptar;

-Kryhet kalimi para truprojës së nderit;  

-Dy krerët e shteteve prezantojnë ekipet e tyre respektive.

Presidenti i Republikës së Francës ftohet të nënshkruajë në librin e të ftuarve.

Në hollin ”Nënë Tereza” do të bëhet fotoja zyrtare.

08:35 – 09:05 – Takim kokë më kokë mes dy presidentëve./tvklan.al

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.