Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

​Majmuni “ndjek” mësimin me nxënësit në një shkollë qeveritare të Indisë

Gazeta10
18 September 2022 - 20:07

Një video e një majmuni që hyn në një klasë plot me nxënës në një shkollë qeveritare në Jharkhand po shfaqet në mediat sociale.

Një përdorues i Twitter me emrin Deepak Mahato ka shpërndarë videon e këtij incidenti.

Në mbishkrim, Mahato shkroi: “Në Hazaribagh të Jharkhand-it, një majmun i egër ndjek një shkollë qeveritare së bashku me nxënës të tjerë”.

Ai u pa rastësisht i ulur në rreshtin e fundit, ndërsa mësuesja vazhdonte t’u mësonte fëmijëve të vegjël.

Një foto e majmunit të ulur në rreshtin e parë të një klase u shfaq gjithashtu në internet.

“Nxënësi i ri në shkollë”, shkruhej në mbishkrimin e postimit në Twitter.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.