Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Manchester City fiton derbin e javës ndaj Liverpoolit

Gazeta10
01 Prill 2023 - 15:32

Psa ndeshjeve me kombëtare, këtë fundjavë është rikthyer futbolli i klubeve.

Ky vikend na ka sjellur para vetes xhiron e 29-të në Premier League, me ndeshjen Manchester City – Liverpool si kryesoren e kësaj jave.

Në ndeshjen që u luajt në “Etihad Stadium”, Manchester City shënoi fitore të thellë me rezultat 4-1 ndaj Liverpoolit të Jurgen Klopp, të cilët pësuan disfatën e nëntë këtë sezon në Premier League.

Në epërsi të parët dolën “Të Kuqtë”, të cilët shënuan përmes Salah, gjersa golin e barazimit e shënoi Alvarez 8 minuta më vonë.

Fillimi i pjesës së dytë ishte i vrullshëm për “Qytetarët”, ku pas vetëm 50 sekonda dolën në epërsi pas golit të shënuar nga de Bruyne.

Golin e tretë në takim e shënoi Gundogan, ndërsa për epilogun final të sfidës u përkujdes Grealish, i cili shënoi për 4-1.

Pas kësaj fitore, Manchester City gjendet në pozitën e dytë në tabelë me 64 pikë, 5 më pak se vendi i parë, Arsenali me 69 sosh.

Në anën tjetër, Liverpooli e gjen vetën në pozitën e 6-të në tabelë me 42 pikë të arkëtuara.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.