
Manchester United ka dalë fituese në ballafaqimin e tyre me Leeds United, me ndeshjen e luajtur në “Elland Road”.
“Djajtë e Kuq” fituan me rezultat 2-0, me golat e shënuar nga Marcus Rashford dhe Alejandro Garnacho.
Pas kësaj fitore, Manchester United renditet e treta në tabelë me 46 pikë të grumbulluara.
Leeds United, e cila po kalon në probleme pas shkarkimit të trajnerit e gjen veten në pozitën e 17-të, një pikë larg zonës së rrezikshme që të dërgon në Championship.