Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Manchester United synon dy yjet e Napolit

Gazeta10
24 Tetor 2024 - 16:11

Manchester United është i interesuar për anësorin e Napolit, Kvicha Kvaratskhelia dhe qendërmbrojtësin, Alessandro Bongiorno, raporton Tutto Mercato Web.

Djajtë e Kuq dërguan një skaut për të parë dyshen gjatë fitores 1-0 ndaj Empolit në Serinë A. 23-vjeçari nga Gjeorgjia shënoi golin vendimtar nga pika e bardhë.

Klubi italian vazhdon bisedimet me përfaqësuesit e Kvaratskhelia për një kontratë të re, por ai ka pretendime të rënda financiare.

Një lëvizje e tillë duket shumë e vështirë pasi Napoli kërkon shumë të madhe për ta liruar Kvaratskhelian dhe mbrojtësin, Bongirono.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.