
Manchester United ka shënuar fitore me rezultat të pastër 2-0 në sfidën që u zhvillua në “City Ground” ndaj Nottingham Forest.
Ishte Antony ai që i dha avantazhin “Djajve të Kuq”në minutën e 32-të me golin e tij të parë në Premier League pas gjashtë muajve.
Epërsinë e mysafirëve e dyfishoi Diogo Dalot në minutën e 76-të pas një asistimi pikërisht nga Antony.
Pak minuta para fillimit të ndeshjes Marcel Sabitzer pësoi një lëndim gjatë nxemjeve, dukë bërë kështu që vendin e tij në formacionin startues ta zërë Christian Eriksen i cili pati një ndeshje mjaft të mirë.
Skuadra e Erik ten Hag me këtë fitore rikthehet në pozitën e tretë në tabelë.
Manchester United pas kësaj fitore tashmë ka përqendruar vëmendjen e tyre në sfidën e së enjtes aty ku do të përballen me Sevillën në “Ramon Sanchez Pizjuan” në kuadër të ndeshjes së dytë çerekfinale në Europa League.